Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka bërë thirrje qytetarët e Kosovës por edhe ata të Maqedonisë së Veriut e që kanë drejt vote në Kosovë, të votojnë Vetëvendosjen në këto zgjedhje.
“Të dashur vëllezër e motra të Kosovës dhe ju që e ushtroni të drejtën e votës nga Maqedonia e Veriut,
Sot është dita e vendimit! Sot është momenti kur Kosova ka nevojë për zërin tuaj, për votën tuaj, për përkushtimin tuaj ndaj një të ardhmeje me sovranitet të plotë dhe drejtësi të vërtetë.
Në këto zgjedhje e keni mundësinë të vazhdojë rruga e nisur – rruga e forcimit të shtetit, e luftës kundër korrupsionit, e zhvillimit dhe barazisë për të gjithë. Kjo rrugë ka një emër – Albin Kurti!
Ai ka treguar se është me popullin, për popullin dhe punon për të mirën e vendit. Prandaj, le ta mbështesim fuqishëm, me zemër e me mendje, duke e bërë votën tuaj zërin e Kosovës së fortë dhe të drejtë!
VOTO për të ardhmen! VOTO për Albin Kurtin!”, ka shkruar Ibrahimi.
Ibrahimi: Voto për të ardhmen, voto për Albin Kurtin!
