Senatorja amerikane: Mbështes të drejtën e popullit të Kosovës për zgjedhje të lira

1 Min. Leximi

Senatorja e Shteteve të Bashkuara për Michiganin, Elissa Slotkin tha se mbështet të drejtën e popullit të Kosovës për zgjedhje të lira

Slotkin në profilin e saj në ‘X’, shkroi se Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë një partneritet të qëndrueshëm të rrënjosur në vlerat dhe miqësinë e përbashkët demokratike.

- Advertisement -

“Ndërsa populli i Kosovës shkon drejt qendrave të votimit të dielën, unë mbështes të drejtën e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet vendeve tona”, tha ajo./21Media

 

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull