Drejtori i “Postave të Maqedonisë”, Orhan Kurtishi i cili po qëndron në Sarajevë, në takimin me homologun e tij boshnjak kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit postar.
Njoftimi i Kurtishit:
Sot, në Sarajevë, realizova një takim të frytshëm me Drejtorin e Përgjithshëm të Posta BH-Sarajevë, Adis Shehiç.
🔹️ Diskutimet ishin të fokusuara në forcimin e bashkëpunimit postar dhe adresimin e problematikave të përbashkëta.
🔹️U theksua rëndësia e ngritjes së nivelit të bashkëpunimit dhe krijimit të mundësive për arritjen e efikasitetit maksimal në shërbimet postare.
🔹️Ndamë përvoja të vlefshme në këtë fushë dhe u orientuam drejt një bashkëpunimi më të avancuar mes dy shteteve, për të siguruar një qasje më të shpejtë dhe efikase në ofrimin e shërbimeve postare.
Në takim morën pjesë gjithashtu Drejtori Agim Baftijaa , Drejtoresha Hatije Azizi Etemi , Shefi i Kabinetit Visar Alili dhe Këshilltari Ismail Mislimi.
Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet…