Trump anulon sulmet e planifikuara ndaj Iranit

1 Min. Leximi

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të shtunën se anuloi një sulm ushtarak të planifikuar kundër Iranit pasi Teherani dhe “vende të tjera të Lindjes së Mesme” kërkuan kohë për të finalizuar kornizën e një marrëveshjeje paqeje, duke shtuar se edhe Izraeli i është bashkuar këtij angazhimi, transmeton Anadolu.

Në një postim në platformën e tij sociale Truth Social, Trump pretendoi se palët kanë rënë dakord për “parametrat” e një marrëveshjeje të mundshme, e cila do të përfshinte rihapjen “e menjëhershme, të plotë dhe totale” të Ngushticës së Hormuzit dhe eliminimin e kërcënimit bërthamor të Iranit.

Trump tha se pranoi ta anulonte sulmin “për të mirën e ardhshme të botës dhe, njëkohësisht, për mbijetesën e një Irani të suksesshëm dhe të begatë”, duke shtuar se ky vendim varet nga aftësia e palëve për të “arritur shpejt një marrëveshje”.

“SHBA-ja është plotësisht e përgatitur dhe gati të veprojë kundër Republikës Islamike të Iranit, me një nivel force, fuqie dhe kapaciteti ushtarak të paparë që nga Lufta e Dytë Botërore”, shkroi ai.

Ai tha se edhe Izraeli ka rënë dakord të përmbahet nga sulmet. “Filloni punën, të gjithë, dhe përfundojeni”, shtoi Trump.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull