Duket se situata e BDI-së është duke u komplikuar, pasi disa veprime të fundit të udhëheqësve të partisë po shkaktojnë njëfarë zhgënjimi dhe pasigurie brenda strukturave të saj. Ali Ahmeti ka qenë i njohur për mbrojtjen e shokëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, sidomos në momentet e vështira, siç kanë qenë rastet e Shaip Zendelit Valmir Azirit, dhe të ndjerit Tahir Hani.
Sot, situata duket ndryshe, dhe veprimi i Blerim Bexhetit, që e detyron Jeton Nezirin të japë dorëheqjen nga Higjiena Komunale-Shkup edhe pse ai ka një situatë të vështirë shëndetësore në familje, krijon një ndjenjë të papajtueshmërisë me praktikat e mëparshme të partisë.
Nëse më parë Ahmeti mbante një linjë të qartë mbështetjeje për shokët e tij, sot duket se Danella Arsovska vlerën e ka më te madhe se familjet që e perkrahën 23 vite.