Ushtria izraelite vrau një 80-vjeçare në Nablus

1 Min. Leximi

Ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe vranë dy palestinezë, duke përfshirë një grua 80-vjeçare, raporton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi se forcat izraelite po kryenin një bastisje në kampin e refugjatëve Balata në Nablus dhe se me atë rast ata qëlluan mbi vendasit e mbledhur.

- Advertisement -

Në njoftim thuhet se me atë rast është vrarë palestinezja 80-vjeçare Halima Abu Leyl dhe Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës ka njoftuar se është vrarë edhe një person, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Të njëjtat burime raportojnë se gjatë incidentit janë plagosur edhe katër palestinezë të tjerë.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull