Raporti i Forumit për Politika të Arsyeshme: AlternAtivA është njëra prej partive politike më transparente në RMV

2 Min. Leximi

Në kuadër të konferencës ‘Transparenca e partive politike’ të organizuar nga WFD Western Balkans dhe British Embassy Skopje u prezantuan edhe rezultatet e analizës të realizuar nga Forumi për politika të arsyeshme, dhe rezulton që Alternativa ka arritur përparim të dukshëm në të gjitha segmentet e analizës.

Hulumtimi i fundit i PPTI-së, rezultatet e të cilit janë paraqitur në këtë Raport, është bërë në periudhën qershor-nëntor të vitit 2024. Në këtë hulumtim janë përfshirë tetë parti politike nga Maqedonia e Veriut: Alternativa, Aleanca për shqiptarët (krahu i Zijadin Selës dhe krahu i Arben Taravarit), Besa, VMRO-DPMNE, Bashkimi demokratik për integrim (BDI), Partia liberal demokrate (PLD), Partia e re socialdemokrate (PRSD) dhe Lidhja socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM). Dy parti/lëvizje të reja politike (ZNAM dhe Lëvizja demokratike) u përfshinë në hulumtim dhe në aktivitetet e mentorimit të organizuara nga ËFD, edhe pse këtë vit matja e këtyre dy partive është lënë për shkak se treguesit që maten kërkojnë një qasje më afatgjatë.

- Advertisement -

Në vitin 2024, Alternativa arrin një përparim të dukshëm në disa segmente, veçanërisht në transparencën financiare, ku vihet re një nivel i lartë i përputhjes me standardet ligjore dhe disponueshmëria e përmirësuar e informacioneve financiare. Në fushën e demokracisë brendapartiake, partia tregon përkushtim për përforcimin e autonomisë së degëve dhe përmirësimin e jetës partiake, por sfidat mbeten të lidhura me barazinë gjinore dhe zhvillimin e strukturave horizontale.

Në segmentin e disponueshmërisë për publikun, nga ana tjetër, performanca është përmirësuar dukshëm, por me hapësirë për korrigjime të mëtejshme, veçanërisht për sa i përket versioneve gjuhësore, si dhe përshtatjeve për personat me nevoja të veçanta.

Grafiku më poshtë paraqet vizualisht rezultatet e matjes së Alternativës sipas shtyllave për vitet 2023 dhe 2024.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull