Njëmbëdhjetë fëmijë janë lënduar dhe janë dërguar në spitalin e qytetit të Shkupit pas sfidës së re në rrjetin social “Tik Tok”, dhe dy prej tyre kanë thyer duart, ka konfirmuar u.d drejtori i Klinikës për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”, Nebojsha Nastov, transmeton Portalb.mk.
Siç ka treguar ai, fëmijët janë të moshës nga 10 deri në 16 vjeç dhe të gjithë janë nga Shkupi.
“Njëmbëdhjetë fëmijë janë shtruar në spital nga dje deri në orën 13:00. Ka mundësi që të ketë më shumë fëmijë, por kjo është ajo që e kemi si të dhënë për mekanizmin e lëndimit”, thotë Nastov.
Kur u pyet nga gazetarët se çfarë lloj sfide ishte, ai shpjegoi se bëhej fjalë për të zgjatur krahët si një “supermen” dhe më pas i lënë fëmijët të bien.
Sfida Superman në TikTok. Foto printscreen
Sfida Superman në TikTok. Foto printscreen
” i shtrijnë krahët si personazhi “superman”. Grupi e kap dhe e hedh në ajër djalin ose vajzën e sfiduar. Kjo është nga ajo që ata më shpjeguan. Nuk e kam parë dhe nuk mund ta them me siguri. Ka fëmijë edhe djem edhe vajza”, shtoi Nastov.
Ai apelon që në të ardhmen të mos bëhen gjëra të tilla, sepse mund të përfundojnë me pasoja më të rënda.
“Fatmirësisht nga këta 11 fëmijë, vetëm dy kanë krahë të thyer, të tjerët me mavijosje. Por nëse kjo vazhdon, mund të ketë lëndime më të rënda. Nëse fëmija bie në kokë do të ketë lëndime më të rënda”, shtoi Nastov.
Sfida e Supermenit është e njohur në shkollat fillore dhe të mesme. Fëmijët zakonisht e përdorin kohën për këtë kur janë në pushim të gjatë.
Fraktura dhe lëndime kanë pësuar edhe fëmijët në vendet e rajonit. Mediat rumune raportojnë se brenda një dite në spitalin “Grigore Alexandrescu” në Bukuresht kanë mbërritur 20 pacientë me kocka të thyera dhe trauma të rënda, të cilët kanë marrë pjesë në sfidën “Superman”.
Prindërit duhet t’u shpjegojnë fëmijëve të tyre rreziqet e kësaj dhe sfidave të tjera të ngjashme në internet.