Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski i ftuar si mysafir special në Radio Televizionin e Kosovës është pyetur nëse vërtetë rrezikohet përdorimi i gjuhës shqipe, ashtu siç pretendon opozita.
“Jo nuk rrezikohet, ai nen nuk po zbatohet edhe tani në gjykata dhe nuk mund të rrezikohet përdorimi. Ajo që është objekt i këtij ankimimi nuk ka asnjë lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe”, kështu është shprehur Mickoski.
Ndërsa sa i përket letrës së liderit të BDI-së, Ali Ahmeti sipas Mickoskit kishte të bëje me një kërkesë që të urdhërohen gjykatësit kushtetues që mos të votojnë shfuqizimin e balancuesit dhe disa neneve për përdorimin e gjuhës.
Mirëpo sipas Mickoskit, ai nuk i njeh gjykatësit sepse të njëjtit gjyqtarë janë votuar nga vet Ahmeti dhe bashkëpunëtorët e tij.