Siljanovska thërret mbledhjen konstitutive të Këshillit të Sigurisë

1 Min. Leximi

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova për sot në ora 15:00 ka caktuar seancën konstitutive të Këshillit të Sigurisë, njoftojnë nga zyra e kreut të shtetit, përcjell TV21. Takimi do të mbahet në Vilën “Vodno”.

Në takim do të marrin pjesë anëtarët e KS-së, kreu i Kuvendit, Afrim Gashi, kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski, ministri i Jashtëm Timço Mucunski, si dhe Xhevdet Hajredini, Malinka Ristevska Jordanova, Vlado Spiridonov.

- Advertisement -

“Në seancë, përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, me ftesë të Presidentes Siljanovska Davkova, do të marrin pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneralmajor Sashko Lafçiski, drejtoresha e Agjencisë së Kundërzbulimit, Gabriela Jakovleva dhe drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovski”, shtojnë nga Presidenca./tv21.tv

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull