BDI: Qeveria reteroi për Korridorin 8, konfirmoi pastërtinë e projektit

1 Min. Leximi

Nëpërmjet një komunikate për media, BDI thotë se reterimi i tërësishëm i Qeverisë për Korridorin 8 konfirmoi pastërtinë e projektit: Për dy vite me radhë, VMRO dhe Vlen, e kundërshtonin dhe pengonin projektin, u zotuan që do ta anulojnë, por, pa ndryshuar asnjë pikë as presje as në kontratë e as në çmim, e pranuan, e vazhduan, e quajtën të arritur historike dhe u munduan që ta përvetësojnë. Nga partia e Ahmetit presin që Qeveria të rikthejë vendimin që aksi nga Gostivari deri në Bukojqan të realizohet me tunel, e jo me autostradë malore. /Alsat.mk

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull