Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka reaguar pas letrës së dërguar të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, ndërkombëtarëve si dhe kryeministrit Edi Rama, në të cilën letër ankohet, se në Maqedoninë e Veriut po shkelet Marrëveshja e Ohrit.
Ibrahimi thotë se në atë letër do të ishte mirë që Ahmeti t’ju shpejgn aleatëve si e ndërroi Kodin Penal dhe si nipi i tij u bë pronar i qendrës tregtare “Soravia” pa investuar asnjë cent.
“Kur iu kishte djegur bishti dhelprës, kishte menduar se është kallur gjithë dynjaja.
Do të ishte mirë që në atë letër t’ua shpjegonte “aleatëve” edhe si dhe pse e ndërroi Kodin Penal, duke e kontrabanduar me flamur europian, dhe si u bë nipi i tij pronar i qendrës tregtare “Soravia” në qendër të Shkupit pa investuar as edhe një cent.
Vajtimi për qeveri dhe frika nga drejtësia ka emër”, ka shkruar Ibrahimi.