Dështon takimi i BDI-së me qytetarët në Likovë, Ali Ahmeti vazhdon të mban afër Artan Grubin

1 Min. Leximi

Takimi i paralajmëruar masiv i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) me qytetarët në Likovë dështoi të përmbushë pritjet, duke lënë një përshtypje të zbehtë. Pamjet e publikuara nga takimi në sallën sportive të SHFK “Kultura” në fshatin Mateç treguan një pjesëmarrje shumë të ulët, ndryshe nga ajo që ishte promovuar si një ngjarje e madhe dhe e rëndësishme.

Kjo ngjarje reflekton sfidat e vazhdueshme me të cilat përballet BDI si opozitë, e cila nuk po arrin të reformohet dhe të ofrojë freski për elektoratin e saj.

- Advertisement -

Në vijë të parë me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin vazhdon të qëndrojë Artan Grubi, një figurë qendrore në strukturat e vjetra të partisë. Kritikat për mungesën e fytyrave të reja dhe ideve të reja kanë qenë të përhapura, duke vënë në pikëpyetje angazhimin e partisë për ndryshime reale.

Dështimi në Likovë përforcon perceptimin se BDI po ngec në reformimin e saj të brendshëm dhe në ofrimin e një platforme që do të frymëzonte qytetarët.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull