Pata nderin që në Berlin të realizoj një takim me Bärbel Bas, Kryetaren e Bundestagut Gjerman, ku trajtuam marrëdhëniet e mira bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë, mbështetjen e deritanishme dhe bashkëpunimin korrekt, ka shkruar kryetari i Parlamentit Afrim Gashi në Fejsbuk.
“Theksova angazhimin tonë për integrimin në BE, veçanërisht për zgjidhjen e pengesave si ndryshimet kushtetuese dhe kërkesave të Bullgarisë. Znj. Bas e përshëndeti përkushtimin tonë dhe shprehu mbështetjen e palëkundur të Bundestagut për procesin e integrimit, duke e quajtur vendosmërinë tonë shpresëdhënëse, ndërsa bashkëpunimin në NATO, pjekuri dhe përcaktim i qartë për BE. U dakorduam për thellimin e bashkëpunimit, përfshirë intensifikimin e takimeve të grupeve parlamentare të miqësisë dhe projekteve si Programi për Mbështetje Parlamentare”, shkroi Gashi.