Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në një paraqitje për media tha se koalcioni VLEN po përagtit ligj të ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, përcjell TV21. Taravari mes tjerash tha se javën ardhshme propozim-ligji do të jetë në debat publik.
Tutje, Taravari theksoi se “balancuesi” nuk ka funksionuar siç duhet.
“VLEN po përgatit një ligj të ri, i cili shpresoj të jetë në debat publik javën e ardhshme. Do të jemi në koordinim me partnerët e koalicionit. Nga të gjitha anët është konstatuar se “balancuesi” nuk ka funksionuar siç duhet”, tha Arben Taravari – ministër i Shëndetësisë, VLEN.