Deputetja e BDI-së, Arta Bilall Zendeli, gjatë konferencës për media, u pyet nëse ende është funksional grupi parlamentar i Frontit Evropian pas largimit të Thaçit nga Fronti. Bilalli tha se grupi parlamentar i Frontit është në përbërje të plotë, ndërsa shtoi se nuk pritet që të ketë largime tjera të deputetëve.
“Qëndrimet Thaçi i shpalosi vet mbrëmë por, kam përshtypjen se grupi parlamentar si i tillë është akoma grup opozitar është funksional dhe në përbërje të plotë.
Mendoj se për Frontin Evropian janë të thirrur dhe mbajnë përgjegjësi për atë që e thonë vet deputetët por edhe liderët e Frontit Evropian dhe jo aktorët jashtë Frontit”, deklaroi Arta Bilalli, përcjell SHENJA.