“Në këto kohëra sfiduese, koalicioni VLEN tregon sërish se është këtu për ju! Jemi krenarë që përmes ministrit Besar Durmishi është marrë një vendim i rëndësishëm për kufizimin e marzhit të bruto fitimit për produktet ushqimore bazë deri në 10%”, thuhet në komunikatën e koalicionit VLEN.
“Me këtë masë, do t’i bëjmë produktet ushqimore bazë më të përballueshme për të gjithë! Shporta e vjeshtës përfshin 73 produkte, e cila është krijuar për të mbrojtur standardin e çdo qytetari. E dimë se jeta është e shtrenjtë, dhe pikërisht për këtë arsye VLEN punon për një zgjidhje!
Sipas statistikave të fundit, kostot e jetesës po rriten, por ne nuk e lejojmë që qytetarët tanë të lihen në margjinat. Ne jemi këtu për të vepruar! Vlerësimet tregojnë se me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, kostot për ushqim dhe pije joalkoolike do të ulen mesatarisht me 10%!
VLEN, nën udhëheqjen e ministrave si Besar Durmishi, qëndron fort dhe përgjegjshëm, duke punuar në interesin e çdo qytetari. Ne jo vetëm që planifikojmë, por edhe veprojmë! Kjo masë është vetëm hapi i parë. Në periudhën në vazhdim, do të keni mundësinë të shijoni edhe shporta festive për Krishtlindje, Ramazan dhe Pashkë, me çmime të kufizuara për lehtësinë tuaj.
Të dashur qytetarë, angazhimi ynë për ju është i palëkundur. Me VLEN, zëri juaj dëgjohet, nevojat tuaja plotësohen, dhe së bashku ndërtuam një të ardhme më të mirë”,mbyllet komunikata e VLEN-it.