VMRO akuzon Lupço Nikollovskin se harxhoi rreth 980 mijë denarë për dreka dhe darka

1 Min. Leximi

VMRO-DPMNE akuzon ish ministrin e Bujqësisë nga radhët e LSDM-së, Lupço Nikollovski se përderisa ka qenë ministër për tre vite e gjysmë ka harxhuar rreth 980 mijë denarë për dreka dhe darka, shkruan Alsat.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Ata thonë se në ditët në vijim do të bëjnë publike se si Nikollovski, përveç që pa bazë u ka paguar miliona subvencione kompanive të afërta me LSDM-në, ai gjithashtu ka keqpërdorur parat publike për kënaqësi personale me njerëz të afërt.

“Lupço Don Nikollovski për tre vite e gjysmë përderisa ishte ministër në bujqësi ka harxhuar 976.199 denarë në kafene dhe restorante. Luksi i paarsyeshëm është shenjë identifikuese dhe mbrojtëse e LSD-së. 976.199 denarë kur i ndajmë në 42 muaj, arrijmë në shumë prej 23.400 denarë, para që Don Nikollovski i ka harxhuar në kafene. Këtë e prezantojmë kështu që vet Nikollovski ta kuptojë se ka harxhuar një pagë në muajt, me të cilën jetojnë familje të tëra në shtet”, tha Brane Petrushevski deputet i VMRO-s./ Alsat.mk

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull