Liga e Kampionëve ka mbyllur natën e dytë të javës së parë në formatin e ri, që ndryshe nga nata e parë, golat nuk ishin kryefjala e mbrëmjes.
Finalja e vitit 2023, e cila u përsërit në “Etihad” mes Manchester Cityt dhe Interit u mbyll në “paqe”. Pjesa e parë ishte disi e balancuar, me “qytetarët” që kontrolluan topin, ndërsa zikaltrit patën rastet më të pastra për gol. Në të dytën, të besuarit e Guardiolës u përpoqën disa herë të zhbllokonin rezultatin, ndërsa kampionët e Italisë provuan me kundërsulme, por pa gjetur të gjenin rrjetën.
Finalistët e vitit të kaluar, Dortmund, arritën një fitore të rëndësishme përballë Club Brugge në transfertë me rezultatin 0-3.
REZULTATET:
MANCHESTER CITY 0-0 INTER
PSG 1-0 GIRONA
N. Mendes 90’
GOLI I MENDES (VIDEO)
CLUB BRUGGE 0-3 DORTMUND
Bynoe-Gittens 76’, 86’, Guirassy (P) 90+5’
GOLI I PARË I BYNOE-GITTENS (VIDEO)
GOLI I DYTË I BYNOE-GITTENS (VIDEO)
GOLI I GURIASSY (VIDEO)
CELTIC 5-1 SLOVAN BRATISLAVA
Scales 17’, Furuhashi 47’, Engels 56’, Maeda 70’, Idah 87’ / Wimmer 61’