Janevska: Për shkak të migrimit masiv, ka tepricë mësimdhënësish në disa vende

1 Min. Leximi

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, tha se në disa vende është paraqitur tepricë e mësimdhënësve për shkak të emigrimit masiv të qytetarëve nga vendi.

Megjithatë, ajo theksoi se Qeveria ka strategji se çfarë të bëjë me ata mësimdhënës.

- Advertisement -

“Duke pasur parasysh emigracionin masiv jashtë vendit, ka një tepricë mësuesish, megjithëse besoj se asnjë mësues nuk mund të jetë i tepërt. Prandaj Qeveria ka bërë një strategji të tërë për funksionalizimin e mësuesve. Strategjia është punësimi me turne dhe mësimdhënia me kohë të plotë, e cila është dëshmuar të jetë funksionale”.

“Kur të bëjmë paralelet me 20 fëmijë, mësuesi që është tepricë do të punojë në turnin e dytë, i cili do të punojë me fëmijët që kanë probleme me mësimin, si orë shtesë, të gjitha me qëllim që nxënësit të marrin njohuri shtesë”, tha Janevska.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull