Macron “del hapur”: Angazhohem personalisht për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë, serbët viktima!

3 Min. Leximi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Serbi ka deklaruar se personalisht do të mbetet i angazhuar në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e para së gjithash në krijimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe.

“Në vitin 2019, kur fola për çështjen e Kosovës, fola për guximin e nevojshëm për të arritur një kompromis. Të bindur se ky guxim ekziston në Serbi, ne, së bashku me Gjermaninë dhe partnerët tanë evropianë, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, donim të ndihmonim rajonin që të shmangte lëvizjet e njëanshme, deklaratat e pamatura, ngritjen e tensioneve, viktimat kryesore të të cilave janë njerëzit që jetojnë në terren, veçanërisht minoriteti serb në Kosovë”.

- Advertisement -

Ai në një tekst autorial për gazetën serbe “Politika” shkruan se rruga që propozuan drejt normalizimit të nevojshëm sipas tij “ruan thelbin: mundësinë që serbët të jetojnë në Kosovë duke respektuar ligjin, por pa hequr dorë nga identiteti apo lidhjet e tyre natyrore me Serbinë”, transmeton Klankosova.tv.

“Kjo rrugë është e trasuar: çdo gjë që ngadalëson përparimin në atë rrugë është në kurriz të njerëzve që jetojnë atje. Jam i bindur se ky kompromis është në përputhje me interesat e Serbisë dhe, duke marrë parasysh ndjenjat e forta të serbëve për këtë çështje, duke i respektuar ato, ftoj Serbinë dhe të rinjtë në Serbi që të zgjedhin paqen dhe të zgjedhin të ardhmen. Unë personalisht do të mbetem i angazhuar, pasi jam i sigurt se edhe BE-ja në tërësi do të mbetet e angazhuar në zbatimin e Marrëveshjeve të Ohrit dhe para së gjithash në krijimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe”, transmeton Klankosova.tv

“Dëshiroj ta mbyll duke thënë se vizita ime sot në Beograd, etapat e reja që po vendosim për bashkëpunimin tonë dypalësh, partneriteti real strategjik që po ndërtojmë, apeli që bëra për angazhimin vendimtar të Serbisë në anëtarësimin në BE. Bashkim, e gjithë kjo përbën një mesazh besimi në të ardhmen tonë të përbashkët dhe gjithashtu mënyra më e mirë për të ushqyer dhe thelluar miqësinë tonë kaq të çmuar”, transmeton Klankosova.tv.

Kreu i shtetit francez do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Serbi sot dhe nesër, njofton Klankosova.tv.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull