“Shtetet e Bashkuara janë në kontakt të rregullt me zyrtarë qeveritarë për çështje me interes të ndërsjellë”, thonë nga Departamenti i Shtetit për Zërin e Amerikës, në pyetjen nëse Shtetet e Bashkuara kanë informacion për destabilizimin në Maqedoninë e Veriut, siç paralajmëroi kryeministri Ministri Hristijan Mickoski, si dhe a kanë biseduar për këtë temë me Qeverinë e Maqedonisë.
“Deri sa ne përgjithësisht nuk ofrojmë komunikime nga takimet diplomatike, ne jemi në kontakt të rregullt me zyrtarë qeveritarë për një gamë të gjerë çështjesh me interes të përbashkët”, thonë nga zyra e shtypit e Departamentit të Shtetit.
Mickoski, gjatë vizitës së tij në Drejtorinë doganore më 15 gusht, tha se zyrtarët e lartë të ish-qeverisë po përpiqen të mobilizojnë njerëzit në terren dhe “të provokojnë konflikt etnik, gjegjësisht të destabilizojnë harmoninë ndëretnike në Maqedoni”.
Ndërkohë nga BDI thonë se këto skenarë janë të Qeverisë, që më pas të fajësojnë të tjerët./Telegrafi/