ASH: VLEN manipulon me Ligjin për Lojërat e Fatit, ai nuk i mbyll ato vetëm i rregullon në aspektin online

1 Min. Leximi

Shkup, 16 gusht – Nga Aleanca për Shqiptarët krahu Ziadin Selës, kanë reaguar në lidhje me deklaratën e zëvendëskryeministrit të Parë Izet Mexhiti, i cili tha se me interpretimin autentik të ligjit për lojërat online ato do të mbyllen.

Nga ASH-ja thonë se me interpretim autentik nuk mbyllen objektet e lojërave të fatit, por siç thonë “vetëm rregullohet një pjesë e lojërave online”.

- Advertisement -

“Duam të njoftojnë opinionin për mashtrimin e madhe që si çdo ditë, edhe sot tentoi ta bëjë zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, duke manipuluar me interpretimin autentik të ligjit për lojërat online.

Me këtë interpretim, nuk mbyllen objektet e lojrave të fatit, por vetëm rregullohet një pjesë e lojrave online”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull