Orhan Kurtishi, kryetar i degës së partisë Alternativa-Kumanovë, është emëruar drejtor në Drejtorinë Posta e Maqedonisë së Veriut.
Kam nderin të ju njoftoj që sot, zyrtarisht e pranova detyrën nga drejtori paraprak në Drejtorinë Posta e Maqedonise se Veriut.
Zotohem se këtë detyrë do ta kryej me përgjegjësi, nder e përkushtim në shërbim të qytetarëve!
Falënderoj strukturat e degës së Alternativës në Kumanovë, por edhe gjithë strukturat e koalicionit VLEN. Në veçanti, i falënderohem kryetarit të Alternativës, Zeqirija Ibrahimit, kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashit, si dhe Sekretarit Organizativ, Bashkim Murtezit, që më besuan të udhëheq me këtë pozicion të rëndësishëm”, ka shkruar Kurtishi.