Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ka reaguar në lidhje me vendimin e rrejshëm të Qeverisë së kaluar se nxënësve të medresesë do t’u mundësohet të regjistrohen në fakultet pasi të kenë kryer shkollën e mesme fetare. Sipas tij, është e papranueshme që BDI-ja jo vetëm politkisht por edhe në aspektin fetar i ka gjënyer shqiptarët për 22 vite rme radhë.
“Sapo kuptova nga mediat se i paskan gënjyer besimtarët dhe nxënësit gjatë fushatës zgjedhore për gjoja akreditimin e Shkollës së Mesme Islame “Isa Beu” në Shkup.
Që kanë gënjyer 22 vite popullin politikisht e dimë, por edhe në baza fetare që do e bënin këtë, është e papranueshme.
Zotohemi si VLEN që do të angazhohemi që ky problem dhe kërkesa e kahershme e nxënësve medresantë dhe prindërve të tyre, të gjejë zgjidhje adekuate konform ligjeve në fuqi gjatë kësaj përbërje qeveritare të mandatit tonë.
Ata ua ofruan mashtrimin, ne ua ofrojmë zgjidhjen. Përbuzjeve iu vjen fundi!”, ka shkruar Kasami në Facebook.
Sot ministrja e Arsimit, Vesna Janevska sqaroi për ALSAT ngërçin e krijuar me këtë kategori nxënësish dhe theksoi se edhe për këtë vit të ri akademik ligji është i qartë: pavarësisht idesë për futjen e lëndëve shtesë në të dhe ndryshimin e karakterit të saj, Medreseja nuk mund të trajtohet dhe të ketë statusin si shkollat e mesme apo gjimnazet e tjera në vend”.