Xhaka, Shaqirit: Faleminderit për gjithçka

1 Min. Leximi

Xherdan Shaqiri, sot zyrtarisht i ka “varur” këpucët me kombëtaren e Zvicrës.

Ai njoftoi përmes rrjeteve sociale për vendimin e tij për t’u pensionuar nga kombëtarja helvetike.

- Advertisement -

Ky veprim i Shaqirit shkaktoi reagime të mëdha në opinionin futbolldashës.

E nuk kishte si të mungonte ai i kapitenit Granit Xhaka.

Xhaka shprehu mirënjohje për kontributin e “Messit të Alpeve” duke e falënderuar.

“Danke fur Alles” apo në shqip “Faleminderit për gjithçka”, shkroi Xhaka në postimin e tij në Instastory.

- Advertisement -

Dyshja me prejardhje nga Kosova, kanë kujtime të bukura gjatë paraqitjeve në fushë duke u bërë shpesh edhe protagonist.

Një nga momentet e paharruara që vlen të ceket është ndeshja kundër Serbisë në Kampionatin Botëror që u zhvillua në vitin 2018-të në Rusi, ku të dy realizuan në fitoren e Zvicrës.

Ata festuan në mënyrë të veçantë duke bërë me duar simbolin e “Shqiponjës dykrenare”.

Xherdan Shaqiri i luajti 125 ndeshje për Zvicrën.

Ai i realizoi 32 gola.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull