Argjentina triumfon në Copa America. Skuadra bardhekaltër vulosi suksesin rekord të 16-të në histori, në Copa América, pasi një gol në kohën shtesë nga Lautaro Martínez i dha një fitore të vështirë 1-0 ndaj Kolumbisë në Miami.
Me fillimin e ndeshjes të shtyrë për më shumë se një orë për shkak të problemeve të mëdha me biletat jashtë stadiumit Hard Rock, të dyja skuadrat nuk humbën kohë për të pohuar autoritetin e tyre në fushë.
Fillimisht Julián Álvarez bëri një përpjekje për La Selección kur u vendos mirë në zonë, përpara se në skajin tjetër të fushës, Jhon Córdoba të gjuajti një goditje të rrezikshme mbi trahun e portës.
Me kalimin e minutave, Kolumbia filloi të dominonte topin dhe të dukej më kërcënuese, megjithatë rastet më të mira erdhën në shtesën e pjesës së parë me Lermën për kolumbianët e Messin për Argjentinën, të cilat nuk u finalizuan me sukses.
Në minutën e 65-të Lionel Messi la fushën mes lotësh për shkak të një dëmtimi, ndërsa zëvendësuesi i tij, Nico Gonzales pati impakt të menjëhershëm, duke shënuar gol, por festa u ndal nga flamuri i anësorit, që sinjalizoi pozicion jashtë loje./ Super Sport