Lideri i ASh-së dhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka dënuar atentatin ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump. Ai ka theksuar se ëчshtë koha që secili shtet në botë, të marri në konsideratë seriozisht ndryshimet e mëdha që po ndodhin në shoqërinë tonë para se të jetë vonë.
“Diku në orën 18:15 sipas orës amerikane, dje, është hapur zjarr ndaj kandidatit republikan për president, Donald Trump.
Trump është plagosur në veshin e tij dhe kjo ka shkatuar hemoragji të madhe, duke sjellë dhe një foto dramatike që tashmë ështê virale, ku ish Presidenti Trump është i gjakosur por rri në këmbë dhe me grushtin ngritur, rrethuar nga truprojat. Por sipas vet Trumpit ai jashtë rreziku për jetën.
Fatkeqsisht nga ky atentat një nga pjesëmarrësit në miting ka mbetur i vrarë, dhe dy të tjerë janë të plagosur dhe në kushte kritike për jetën. Viktima dhe të gjitha të plagosurit janë meshkuj raporton FBI.
Shërbimet sekrete deklaruan atentatori, një djalë 20 vjeçar është eleminuar nga agjentët e Shërbimit Sekret. Vetëm 45 sekonda pas të shtënave, në kufjet e agjentëve është dëgjuar “shooter’s down”-gjuajtësi u vra.
I gjithë ky lajm duket surreal. Prej 1981 kur u plagos presidenti Regan, në Amerikë nuk kishte pasur ngjarje të tilla të tmerrshme dhe minuese për stabilitetin e vendit.
Dhe secili nga ne e di se kur cenohet stabiliteti amerikan, cenohet stabiliteti i të gjithë botës.
Djaloshi që hapi zjarr dje në mitingun e Batlerit në Pensilvania, ishte vetëm 20 vjeç. Prej tij dimë deri tani vetëm emrin, ai quhej Thomas Matthew Crooks. Vrasja e tij le të paktën deri tani misterioze arsyet.
Natyrisht që presidenti Trump e ka quajtur si një atentat politik.
Natyrshëm presidenti Biden e ka dënuar rastin duke e quajtur “të sëmurë”
Por natyrisht që bota sot është zgjuar më e friksuar dhe më e trembur për fatin e saj…pasi jehona e të shtënave përtej Atlantikut dëgjohet shpejt edhe këndej nga ne…
Personalisht jam kundër dhunës në çfarë do lloj forme, dhe e dënoj këtë rast kriminal por mendoj se kaq nuk mjafton.
Është koha që secili shtet në botë, të marri në konsideratë seriozisht ndryshimet e mëdha që po ndodhin në shoqërinë tonë para se të jetë vonë…”, ka shkuar Taravari.