Katër të mitur, dy djem dhe dy vajza, sot pasdite janë gjetur pa ndjenja dhe me lëndime në trup në një shtëpi në Shkup. Fëmijët e moshës 14 deri në 17 vjeç aktualisht po trajtohen në Klinikën e Toksikologjisë. Dy nga fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore, dy të tjerët janë dërguar për hetime të mëtejshme, njoftojnë nga Toksikologjia.
MPB-ja njofton se policia i ka gjetur fëmijët pas një denoncimi të disa qytetarëve për prishje të rendit dhe qetësisë në shtëpinë e 40-vjeçarit D.G. Është konstatuar se në shtëpi kanë qenë katër fëmijë, dy prej të cilëve pa ndjenja dhe kanë konsumuar alkool dhe substanca psikotrope. Në terren ka dalë edhe prokurori publik.