Për shkak të motit të nxehtë, urgjenca mjekësore këto ditë ka pasur numër të shtuar të ndërhyrjeve gjatë alivanosjeve në ambiente publike.
Nga Shërbimi Emergjent bëjnë të ditur se gjatë ditës kanë marrë raportime për rreth dhjetëra alivanosje.
“Po alivanosen si qytetarët e rinj ashtu edhe ata të moshuarit. Kemi dhjetëra raportimesh për alivanosje çdo ditë. Qoftë në autobus, qoftë në vendin e punës”, ka thënë në një deklaratë për AIM, mjeku Rihad Rexhepi, shef i ndërrimit në Shërbimin Emergjent Mjekësor.
Sipas tij, këto ditë ka pasur rritje të thirrjeve nga personat që kanë kërkuar këshilla përmes telefonit.
Kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Privatë, Lilija Çolakova-Dervishova, thotë se për shkak të motit të nxehtë, këto ditë të vetme në ordinancën e saj janë dërguar dy persona me infarkt.
“Vërehet që njerëzit kanë probleme, veçanërisht ata me sëmundje kronike. Apelet tona janë që ata të mos lëvizin në vapë, të mbarojnë të gjitha detyrat në orët e para të mëngjesit. Rekomandojmë ushqim shumë të lehtë, për të shmangur ngrënien në sasi të mëdha gjatë orëve të nxehta. Qytetarët duhet të pinë shumë lëngje gjatë ditës”, thotë Çolakova-Dervishova.
Rekomandimet për përballimin e motit të nxehtë kanë mbërritur këto ditë edhe nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Nga aty rekomandojnë që qytetarët të mbajnë gjithmonë me vete një shishe me ujë, të jenë të veshur me rroba të ndritshme, të lehta dhe komode dhe të mbrojnë kokën kapele apo çadër.
ISHP gjithashtu thotë se duhet të hani fruta dhe sallata, të mos hani ushqime të nxehta, pikante dhe të kripura që mund t’ju dehidratojnë, si dhe të shmangni pirjen e alkoolit, kafesë, çajit./Telegrafi/