Nga sot e deri të martën e ardhshme, më 25 qershor, po bëhet regjistrimi i parë elektronik i nxënësve për regjistrim në arsimin e mesëm për vitin shkollor 2024/2025, transmeton Portalb.mk.
Paraqitja bëhet përmes linkut në portalin e shërbimeve elektronike të Ministrisë së Arsimit (https://e-uslugi.mon.gov.mk) me njoftim të veçantë për nxënësit e shkollave të mesme përmes profileve të tyre të përdoruesve në schools.mk.
“Udhëzimet për hyrjen në sistem dhe plotësimin e aplikacionit do të vendosen me link në faqen e kyçjes/log-init”, njofton Ministria e Arsimit.
Jo më vonë se data 26 qershor deri në orën 9:00 çdo shkollë duhet të publikojë listën përfundimtare të renditjes me rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira të mbetura pas regjistrimit të parë.
Në shkollat ku do të ketë testim kualifikues, do të organizohet më 28 qershor, kurse listat përfundimtare me rezultatet do të shpallen më 28 qershor ndonjë ambient publik të shkollës.
Regjistrimi i dytë në periudhën e regjistrimit të qershorit do të jetë në datat 1 dhe 2 korrik deri në orën 15:00. Në fund të muajit mars, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike për vitin akademik 2024/2025. Në të gjenden dokumentet e nevojshme, mënyrën e aplikimit dhe afatet e konkurrimit.