VMRO-DPMNE: Ligjet janë punuar me BE-në dhe janë pjesë e IPA – Programit

1 Min. Leximi

VMRO-DPMNE-ja premtoi dhe realizoi hapin e parë drejt transformimit komplet të Maqedonisë – thonë nga VMRO-DPMNE-ja duke pohuar se në situatën kur nuk është formuar qeveria, Kuvendi ka miratuar një ligj me shumicë prej 2/3. Sipas VMRO-së, ndryshimet ligjore që ishin pjesë e premtimeve parazgjedhor, janë punuar me përfaqësues të BE-së dhe janë pjesë e Programit – IPA

“Për herë të parë përfaqësuesit e BDI-së votuan pa patur mundësi kushtëzimi për shkak se ndryshimet ligjore janë reformuese dhe transparente. Dhe, në këtë situatë, askush askend nuk mund ta kushtëzojë, tha Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.

- Advertisement -

Sipas saj, të gjitha ndryshimet ligjore dhe sistematike do të punohen përmes procedurës së qartë, me narativ të qartë ligjor, që nuk do të lejojë hapësira për problematizimin dhe bllokimin.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull