Kurtishi: Kemi arritur ti pastrojmë paketat dhe letrat e grumbulluara që nga muaji maj e deri në shtator

1 Min. Leximi

Drejtori i Postës, Orhan Kurtishi, në rrjetin social facebook ka njoftuar se kanë vazhduar me procesin e punës dhe pastrimin e paketave dhe letrave të grumbulluara nga muaji maj e deri më muajin shtator.

“Në Postën (Shkupi 2) së bashku me punëtorët, vazhdojmë me procesin e punës pa ndërprerë, falë punëtorëve kemi arritur ti pastrojmë paketat dhe letrat e grumbulluara që nga muaji Maj e deri në Shtator. Ky është ndryshimi. Vazhdojmë me punë …”, ka shkruar Kurtishi.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull