Kuvendi sot do ta mbajë seancën e dytë, në rend dite të së cilës është edhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore, me procedurë të shkurtuar, të propozuar nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.
Siç qëndron në ueb-faqen e Kuvendit në rend dite të kësaj seance janë dhe dy pika tjera – Verifikimi i mandatit të deputëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Propozim vendimi për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendësve të kryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komsioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kuvendi duhet në mënyrë plotësuese ta vërtetojë mandatin e kandidatët për deputet të deputetes nga Njësia e gjashtë zgjedhore, Imërlie Saliu-Fetai pas rivotimit në disa vendvotime më 22 maj në këtë njësit zgjedhor. Verifikimi fillimisht duhet të kalojë në Komisionin kuvendor të verifikimit.
Në elaborimin për ndryshimet e propozuara dhe plotësimin e Ligjit për organizim të organeve të administratës shtetërore është theksuar se qëllimi është riorganizimi i ministrive dhe organeve të maturës shtetërore, në mënyrë që do të mundësojë funksionimin e tyre të drejtë, mospërputhjen e kompetencave dhe linjën përkatëse të llogaridhënies në bazë të treguesve të definuar paraprakisht të suksesit në punën e institucioneve.
“Riorganizimi i ministrive dhe organeve të tjera të administratës shtetërore bëhet me qëllim që puna e tyre të përshtatet me nevojat moderne të funksionimit të organeve të administratës shtetërore, veçanërisht në drejtim të vendosjes së një fokusi më të madh në punët në fushat e energjisë, burimeve minerale, minierave, si dhe sporteve. Sa i përket kompetencave, ministritë marrin kompetenca më të qarta, kompetencat e ndërthurura ndërmjet ministrive ekzistuese janë demarkuar dhe lihet hapësirë që rregullorja kornizë e organeve të administratës shtetërore të përcaktohet saktë me ligje materiale”, thuhet në sqarim.
Theksohet se domosdoshmëria e ndryhsimit dhe plotësimit të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore, me të cilin parashikohet edhe formimi i ministrive të reja del nga fakti që disa organe të administratës shtetërore dhe organizata administrative, si dhe organe të pavarura nuk janë funksionale dhe nuk e plotësojnë funksionin e tyre kryesor gjegjësisht të njejta të funksonojnë për realizim më efikas të të drejtave, detyrimeve dhe intreresit të qytetarëve dhe personave juridikë.
VMRO-DPMNE pardje i propozoi në Kuvend me procedurë të shkurtuar ndryshimet e Ligjit për organizim të punës së organeve të administratës shtetërore, me të cilat do të bëhet riorganizim i ri i qeverisë.