Nigeri, 17 të vdekur nga shpërthimi në një xhami

1 Min. Leximi

Abuja

Numri i personave që humbën jetën nga shpërthimi në një xhami në provincën Kano të Nigerisë është rritur në 17, transmeton Anadolu.

- Advertisement -

Në deklaratën e tij, Abdullahi Haruna nga sektori për marrëdhënie me publikun të policisë në provincën Kano, kujtoi se një shpërthim ndodhi javën e kaluar në fshatin Laraba Abasawa në rajonin Gezawa të shtetit pasi një koktej molotovi ishte hedhur në xhami gjatë namazit të sabahut.

Haruna tha se 6 prej të plagosurve nga shpërthimi humbën jetën, duke e çuar numrin e viktimave në 17.

Presidenti nigerian, Bola Ahmed Tinubu në deklaratën me shkrim dënoi këtë akt tragjik dhe udhëzoi organet e rendit të sigurojnë hetimin dhe ndjekjen e përpiktë të autorëve.

Më 15 maj, 11 persona humbën jetën në shpërthimin që ndodhi në një sulm me koktej molotov në një xhami në fshatin Laraba Abasawa në provincën Kano.

- Advertisement -

Një person është arrestuar gjatë hetimeve për shpërthimin.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull