Kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari, pas rezultatit historik të opozitës shqiptare, në rrjetin social facebook ka komentuar shkurt: Dita e Çlirimit!
Kujtojmë se VLEN-i, ka marrë 107 000 mijë vota në këto zgjedhje dhe 13 deputetë, pra një legjitimitet të plotë tek shqiptarët për t’i përfaqësuar ata në qeverinë e ardhshme.
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, që mbrëmë deklaroi se do koalicionoj me VLEN-in për formimin e Qeverisë së re, e cila sipas tij, do të jetë më e suksesshmja në historinë e Maqedonisë.