Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Ekonomi

5 Hapa të Rëndësishëm për T’i Matur Investimet në Kriptovaluta

Përditësimi i fundit: 2024/02/08 at 1:45 AM
Publikuar February 8, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot janë miliona njerëz të cilët kanë investuar në një apo disa lloje kriptomonedhash. Bitcoin, Etehereum, Cardano, Ether, është një listë e gjatë me kriptomonedha që mund të zgjidhni për të investuar.

Por është e vështirë të kuptoni cila është e duhura për ju. Për më tepër njerëzit bëjnë aq shumë gabime nganjëherë fatale kur investojnë në kriptomonedha.

- Reklamim -

Prandaj le të diskutojmë për disa prej gabimeve më të mëdha kur investoni në kriptomonedha.

1. Të investosh në një kriptomonedhë vetëm pse vlera u rrit papritmas

Një prej gabimeve më të zakonshme në mesin e fillestarëve është të investojnë në një kriptomonedhë çmimi i së cilës është rritur ditë e fundit. Ajo çfarë e kaluara na ka treguar është se kërcimi i tillë i vlerës së një kriptomonedhe nuk zgjat. Vlera e tyre është tejet e luhatshme, është kjo natyra e një industrie të tërë.

Marrim shembull Dogecoin. Në Tetor të 2021 vlera e saj u rrit në mënyrë të shpejtë nga 0.234 dollarë në 0.308 dollarë. Shumë e panë si një sinjal i mirë për Dogecoin, por euforia që shkaktoi nuk zgjati. Vetëm pak ditë më parë vlera e kriptomonedhës u kthye aty ku kishte qenë. Zakonisht vlera e Dogecoin ka parë luhatje të tilla për shkak të emrave të mëdhenj që e promovonin siç është Elon Musk. Por luhatje të tillë vinë dhe largohen në 1 apo 2 javë. Është e rëndësishme të mendoni dy herë përpara se të investoni në luhatje të tilla.

2. Investimi përpara hulumtimit

Kur një industri po kalon nëpër një boom, është e zakonshme që grupe kriminale në internet të përpiqen të përfitojnë nga investitorë, dhe industria e kriptomonedhave nuk përbën përjashtim. Një mashtrim shumë i përhapur aktualisht është krijimi i kriptomonedhave njohur edhe si “sh*t coin.” E gjitha fillon me lançimin e një kriptomonedhe, promovimin e saj nganjëherë edhe me ndihmën e njerëzve të famshëm apo influencerëve të medias sociale, dhe më pas braktisjen e saj sapo mjaftueshëm para të jenë investuar në të.

Një shembull ishte Squid Coin, lançuar pak pas debutimit të shfaqjes më popullore në historinë e Netflix, Squid Game. Kjo kriptomonedha tërhoqi 3.4 milionë dollarë investime përpara se zhvilluesit e saj ta mbyllnin dhe të merrnin me vete çdo qindarkë të investuar në të. Për fat të keq është e zakonshme të shohim investitorë pa eksperiencë që bien pre e mashtrimeve të tilla dhe janë miliona individë që janë bërë viktimë.

Për të shmangur investime të tilla me rrezik të lartë, është praktikë e mirë të bëni kërkime për të kuptuar se me kë dhe çfarë keni të bëni.

3. Investimi në vetëm një kriptomonedhë

Nuk ka asgjë të gabuar me investimin në një kriptomondhë. Të gjithë duhet të fillojnë diku. Megjithatë njerëzit zakonisht bëjnë gabimin duke investuar vetëm në një kriptomonedhë. Pavarësisht sesa premtuese ajo mund të duket, vendosja e të gjitha vezëve në një shportë, ka rrezik të lartë, sidomos në botën e kriptomonedhave ku paqëndrueshmëria e vlerës është karakteristikë.

Prandaj nuk është një ide e mirë të investoni sasi të mëdha parash në një kriptomonedhë të vetme, sidomos nëse jeni i ri në industri. Përpiquni të familjarizoheni me kriptomonedha të ndryshme.

4. Ndjekja euforisë së madhe rreth një kriptomonedhe

Keni vënë re hera herës që kriptomonedha specifike marrin shumë vëmendje? Mbase një njeri i famshëm i promovon ato, ose janë të lidhura me emra të mëdhenj siç ishte rasti i kriptomonedhës Squid Coin. Nganjëherë ka një shpërthim të madh interesi dhe publiciteti për një kriptomonedhë, por kjo nuk do të thotë se është një mundësi e mirë investimi. Njerëzit kanë humbur shumë sepse kanë investuar në një kriptomonedhë të fryrë publikisht dhe se gjërat dukej se po shkonin mirë.

5. Të blesh një kriptomonedhë vetëm pse ka çmim të ulët

Është një gabim shqetësues sepse jo të gjithë mund të përballojnë investimin në kriptomonedha me vlerë të lartë. Edhe pse është plotësisht e arsyeshme një vendimi i tillë, shpeshherë është më mirë të investoni duke blerë një fraksion të monedhës e cila ka një të ardhme të qartë. Zakonisht njerëzit bëjnë gabimin të blerë kriptomonedha me vlerë të ulët, me shpresën se do ti rritet një ditë, por rreziku i investimi në një kriptomonedhë të panjohur është i lartë. Andaj tregohuni të kujdesshëm në kriptomonedhat që zgjidhni të investoni.

Bota e kriptomonedha është e paparashikueshme

Nuk ekziston një mënyrë për të kuptuar se çfarë drejtimi një kriptomonedhë do të marrë, prandaj është shumë e rëndësishme të hulumtoni dhe mbështeteni në burime të besueshme informacioni përpara se të investoni. Kështu sigurohuni që këto gabime ti shmangni përpara se të vendosni ku do të shkojnë paratë tuaja.

Dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria dhe Kosova.

TOP Lajmet

Ambasadori i Britanisë së Madhe tregon nëse do të hiqen vizat me Maqedoninë e Veriut!
Lajme
VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!
Lajme Sport
Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
3shi.net 8 Shkurt, 2024 February 8, 2024
Artikulli i mëparshëm Inteligjenca artificiale jetën studentore në të ardhmen e imagjinon në këtë menyrë
Artikulli tjetër Bilbao mposht Atleticon në ndeshjen e parë të gjysmëfinales

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    Në “Puls” të Koçanit ka pasur shpesh përleshje, vitin e kaluar janë denoncuar vetëm 2 raste

    3shi.net March 31, 2025
    Mickovski uron besimtarët muslimanë: Gëzuar festa e madhe e Kurban Bajramit!
    Mexhiti: Kemi marrëveshje politike për ta rregulluar me ligj përfaqësimin e drejt
    WHC Çair fiton edhe në ndeshjen kthyese, i vazhdon garat në Kupën Evropiane!
    Vdes kryetari i parë i Prishtinës pas luftës
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    EkonomiLajme

    Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    Latifi: Ligji i Ri për Energjetikë – Një Hap Strategjik drejt Stabilitetit dhe Integrimit Evropian

    May 15, 2025
    Ekonomi

    Mickoski: Pres që të kemi një nga rritjet më të mira ekonomike në Europë, me 3,5 deri 4% rritje

    May 12, 2025
    Ekonomi

    Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

    May 12, 2025
    EkonomiLajme

    Sektori i turizmit në Greqi “në garë për të gjetur 80,000 punëtorë” ndërsa afrohet sezoni i verës

    May 5, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?