Vende të ndryshme kanë rregulla të ndryshme për marrjen e shtetësisë. Disa lejojnë mbajtjen e dy ose tre pasaportave, e disa të tjera jo. Shkas për trajtimin temës së kthimit të nënshtetësisë së Maqedonisë së Veriut u bë vendimi i Gjermanisë për lejimin e dyshtetësisë, e cila deri para pak kohësh insistonte në shtetësi ekskluzive. Si rregull, një i huaj mund të bëhej gjerman nëse hiqte dorë ose humbiste shtetësinë paraprake. Megjithatë rrethanat ndryshojnë, ashtu sikurse në këtë rast, ndërsa qytetarët ngrenë pikëpyetjen, a mund ta kthejnë shtetësinë e Maqedonisë së Veriut pas ndryshimit të rrethanave apo ligjeve të vendit përkatës? Portalb.mk pyeti MPB-në për këtë çështje dhe përgjigjja është: PO. Por si dhe kur?
Sipas MPB-së, personat që heqin dorë nga shtetësia e Maqedonisë së Veriut, nuk mund të parashtrojnë menjëherë kërkesë për kthim të së njëjtës, por për ta bërë këtë, duhet të kalojë një periudhë e caktuar kohore.
“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët kanë marrë vendim për heqjen e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas 3 vjetësh nga data e pranimit të vendimit për heqjen e shtetësisë, mund të paraqesin kërkesë personale për kthimin e shtetësisë sipas Nenit 8 të Ligjit për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.
Ligji për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut rregullon mënyrën dhe kushtet për fitimin dhe heqjen dorë nga shtetësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcaktimin e shtetësisë, organin kompetent shtetëror për zgjidhjen e këtyre rasteve, vërtetimin e shtetësisë dhe mbajtjen e evidencës së qytetarëve të Republika e Maqedonisë së Veriut.
Kërkesa për nxjerrjen, heqjen ose përcaktimin e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dorëzohet në Ministrinë e Punëve të Brendshme sipas vendbanimit të personit ose, nëse personi jeton jashtë vendit, në përfaqësinë diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit.
“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët kanë paraqitur kërkesë për lirim nga shtetësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë procedurës mund të heqin dorë nga kërkesa për lirim nga shtetësia në pajtim me nenin 54 paragrafi 1 të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, me të cilën do të ndërpritet procedura administrative dhe do të konsiderohen shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, njofton MPB.
Në pyetjet e redaksisë sonë se sa persona kanë hequr dorë nga nënshtetësia e vendit tonëviteve të fundit, për cilën arsye më të shpeshtëdhe shtetësinë e cilit vend kanë marrë, nga MPB thonë se në pesë vitet e fundit, 5.601 persona janë liruar nga shtetësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Numri më i madh i kërkesave për përjashtim janë për marrjen e nënshtetësisë së RF të Gjermanisë, Sllovenisë dhe Austrisë, ndërsa një numër më i vogël i kërkesave për marrjen e shtetësisë së Holandës, Republikës së Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës, Republikës së Serbisë, Bullgaria, Lihtenshtajnit, Singapori dhe vende të tjera”, thuhet në njoftim.
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut shtohet më tej, lirohen nga shtetësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të fituar shtetësinë e një shteti tjetër, i cili në përputhje me legjislacionin e tyre kombëtar ka siguruar posedimin e vetëm një shtetësie.
Kushtet që duhet plotësuar për nënshtetësi nëpërgjithësi
1. Të jetë 18 vjeç;
2. Të jetojë në RMV në mënyrë të ligjshme dhe të vazhdueshme për të paktën 7 vjet;
3. Të ketë një apartament të siguruar;
4. Të ketë siguruar një burim të përhershëm të mjeteve të jetesës në një masë që mundëson siguri materiale dhe shoqërore në kushtet e përcaktuara me ligj;
5. Në RMV dhe në shtetin e të cilit jeni shtetas, nuk jeni dënuar me burgim të paktën një vit, për vepra për të cilat ndiqen sipas detyrës zyrtare dhe që dënohen sipas rregulloreve në RMV-së;
6. Në RMV dhe në shtetin e të cilit jeni shtetas, kundër jush nuk duhet të zhvillohet procedim penal;
7. Të zotërosh gjuhën maqedonase në atë masë sa të kuptosh lehtësisht rrethinën;
8. Nuk ju është shqiptuar masa ndaluese e qëndrimit në RMV;
9. Pranimi juaj në shtetësinë RMV nuk kërcënon sigurinë dhe mbrojtjen e RSM;
Çfarë kushtesh duhet plotësuar, ata që kanë hequr dorë?
Nëse keni qenë të martuar para një gjendjeje civile me një shtetas të RMV për të paktën tetë vjet dhe jetoni ligjërisht dhe përgjithmonë jashtë vendit, mund të merrni nënshtetësinë RMV nëse:
· plotësoni të gjitha kushtet e mësipërme që duhet të plotësojë çdo i huaj, përveç kushteve 2, 3, 4 dhe 7, gjegjësisht nuk duhet të keni jetuar fare në RMV, nuk duhet të flisni gjuhën maqedonase dhe nuk duhet të hiqni dorë nga shtetësia e huaj ose të vërtetoni se do ta merrni atë.
· Paraqisni një kopje të dokumentit që konfirmon se keni një vendbanim të ligjshëm të regjistruar në një shtet tjetër, vërtetimin e shtetësisë së burrit/gruas tuaj, si dhe të gjitha dokumentet e tjera të listuara më sipër, përveç pyetësorit për njohjen e gjuhës maqedonase.
Po nëse nuk jetoni në RMV, por jeni emigrant nga RMV apo fëmijë emigranti apo keni hequr dorë nga nënshtetësia?
Ju mund të aplikoni për shtetësi me dokumentet e nevojshme si më sipër në ambasadën (konsullata) më të afërt të RMV-së. Nuk keni nevojë të liroheni nga shtetësia që keni ose të jetoni në RMV dhe nuk duhet të flisni gjuhën maqedonase, por duhet të plotësoni të gjitha kushtet e tjera si çdo i huaj i përmendur më lart.
Për informata më të detajuara, qytetarët duhet të drejtohen në konsullatat apo ambasadat më të afërta të RMV-së, për të nisur procedurën e kthimit të nënshtetësisë
Kujtojmë se ligji i ri për shtetësinë në Gjermanika hyrë në fuqi më 27 qershor 2024. Ky ligj mundëson që më lehtë të merret pasaporta gjermane, përfshirë mbajtjen e dyshtetësisë. Përpara kësaj, personat që kanë pasur shtetësi të huaj dhe i kanë plotësuar kushtet për pasaportë gjermane, duhej të hiqnin dorë nga shtetësia e atij vendi. Po kështu ka ndodhur edhe me shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Ligji i ri, i cili u propozua nga koalicioni qeveritar trepartiak i qendrës së majtë i Gjermanisë, ua mundëson njerëzve ta marrin shtetësinë gjermane pa e humbur shtetësinë e vendit të lindjes.
Njerëzit tani mund të aplikojnë për shtetësi gjermane pasi të kenë jetuar pesë vjet në Gjermani, nëse i plotësojnë të gjitha kushtet. Në të kaluarën, kusht ishte tetë vjet banim në Gjermani.
Fëmijët e lindur në Gjermani nga prindër të huaj do ta fitojnë shtetësinë gjermane nëse njëri prej prindërve ka qenë banor i ligjshëm në Gjermani për pesë vjet, në vend se për tetë vjet.