Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
LajmePolitikë

“100 milion euro” për projekte në komuna në Maqedoni, 30% për komunat shqiptare

Përditësimi i fundit: 2024/10/17 at 11:54 AM
Publikuar October 17, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Dhjetëra milionë euro janë ndarë për komunat e Tetovës, Gostivarit, Çairit, Strugës, Kërçovës…..Mjetet janë të ndara në mënyrë të barabartë dhe të drejtë në të gjitha komunat dhe rajonet, mëson INA nga burime brenda Qeverisë.

Siç bëhet e ditur, komunat ku jetojnë kryesisht shqiptarë do të marrin mbi 20 milionë euro, që është afërsisht 30% e shumës totale të mjeteve të ndara me këtë vendim të Qeverisë.

- Reklamim -

Në seancën e 26-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mori vendim për rishpërndarjen e mjeteve në kuadër të projektit “100 milionë euro për komunat”. Me këtë vendim, Qeveria ka përcaktuar zyrtarisht se cilat projekte nga komunat janë të pranueshme dhe plotësojnë kriteret dhe shumën totale të mjeteve që do të marrë secila komunë individualisht.

Këto vendime kanë të bëjnë me financimin e projekteve në fushën e mjedisit, transportit, arsimit, sportit, kujdesit ndaj fëmijëve, për të cilat komunat nuk kanë fonde të mjaftueshme për t’i realizuar dhe janë të një rëndësie thelbësore për qytetarët.

Deri më tani janë vlerësuar dhe miratuar 274 projekte nga 77 komuna, me një vlerë totale prej 65 milionë euro. Për arsye të ndryshme për shkak të papërgatitjes dhe moskompetencës së materialeve nga komunat, ende nuk janë marrë vendime për financimin e projekteve në qytetin e Shkupit dhe komunat Strumicë e Saraj.

Ky projekt do të vazhdojë të realizohet me mjete të reja, siç ka paralajmëruar Qeveria, në vlerë prej 250 milionë euro shtesë.
Është e rëndësishme të theksohet se fondet shpërndahen në bazë të numrit të banorëve, gjë që rezulton në një shpërndarje të barabartë të fondeve në të gjitha komunat dhe rajonet, mëson INA.

Sipas këtij kriteri, përkatësia etnike e popullatës shumicë në asnjë komunë nuk do të jetë shkak për mos ndarje të mjeteve. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se disa nga komunat më të mëdha që menaxhohen nga kryetarë komunash nga BDI-ja opozitare marrin shuma të mëdha mjetesh, duke shkelur rregullin e mëparshëm të sabotimit të qeverive ndaj kryetarëve të opozitës.
Qeveria ka marrë vendim që komunës së Çairit t’i ndajë 169 milionë denarë, Gostivarit 162 milionë denarë, Tetovës 81 milionë denarë, Dibrës 42 milionë denarë, Kërçovës 56 milionë, Strugës 136 milionë, Haraçinës 35 milionë denarë, për Butelin, 54 milionë denarë për komunën e Vrapçishtit, 55 milionë për Likovën, 37 milionë për Bërvenicën, 36 milionë denarë për Dollnenin, 68 milionë për Komunën e Shuto Orizarit, Bogovina do të marrë 60 milionë denarë, Zhelina 51 milionë.
Qeveria është kujdesur me rastin e ndarjes së mjeteve për komunat ku jetojnë qytetarë nga bashkësitë e ndryshme etnike, si Buteli, Kumanovë, Gazi Babë, Bërvenicë e të tjera, që projektet të vlejnë për të gjithë pa përjashtim dhe të ketë projekte që do të mbulojnë edhe lagjet ku janë të banuara me shqiptarë.

Ndonëse Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dha afat të gjatë për dorëzimin e aplikacioneve dhe projekteve, disa nga komunat e menaxhuara nga BDI, si Saraji, nuk arritën të dorëzojnë projekte për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Për të mos dëmtuar qytetarët, Qeveria është pajtuar gjithashtu që këtyre komunave t’u jepet mundësia të dorëzojnë dokumente për të marrë mjete nga ky program.

TOP Lajmet

Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
3shi.net 17 Tetor, 2024 October 17, 2024
Artikulli i mëparshëm Taravari hedh poshtë mundësinë për zgjedhje të parakohshme
Artikulli tjetër Durmishi: Kemi punuar për të mbrojtur standardin jetësor të qytetarëve

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Sport

    Finale e parakohshme për organizatorët, Nigeria “peshkon” Kamerunin

    3shi.net January 25, 2024
    Kasami: Rikonstruktimi i stadiumit do të fillojë në mars
    Anketa e CPRC: Opozita shqiptare në epërsi karshi BDI-së
    Sela tha se nuk ka patur ofertë për t’ju bashkangjitur VLEN-it, e demanton Selmani: Ftesën ta ka bërë Taravari
    VLEN: Qytetarët kanë nevojë për vepra jo firmosje e letra! Urime projekti one stop shop!
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN

    May 17, 2025
    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025
    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025
    Lajme

    Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

    May 17, 2025
    Lajme

    Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?