Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka njoftuar se ka realizuar takim me Thomas Waitz, raportues kryesor i Parlamentit Evropian, ku është biseduar për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE.
“Takimi me eurodeputetin Thomas Waitz, raportues kryesor i Parlamentit Evropian për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ishte një mundësi për të diskutuar perspektivën evropiane të vendit. Theksova se procesi i integrimit duhet të ecë mbi bazën e meritës dhe kritereve objektive, pa bllokada politike dhe pa instrumentalizim të çështjeve bilaterale. Maqedonia e Veriut ka bërë progres dhe meriton hapjen e negociatave pa vonesa të pajustifikuara.
Mbetemi të përkushtuar ndaj rrugës evropiane dhe vlerave që na udhëheqin drejt anëtarësimit të plotë në BE”, ka deklaruar zv/kryeministri i parë Bekim Sali.
Zv/kryeministri i parë Bekim Sali takohet me raportuesin e PE-së, Thomas Waitz për integrimin evropian

Ndani këtë artikull
