Zv/kryeministri i parë Bekim Sali takohet me drejtoreshën e UNOPS SEEMCO

1 Min. Leximi

Zv/kryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka njoftuar se ka realizuar takim me Michela Telatin, Drejtoreshë e UNOPS SEEMCO.
“Sot takova Michela Telatin, Drejtoreshë e UNOPS SEEMCO, ku diskutuam bashkëpunimin tonë për projektet që mbështesin reformën dhe integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.
Bashkëpunimi i ngushtë me UNOPS dhe partnerët ndërkombëtarë është vendimtar për të avancuar reformën, për të sjellë rezultate konkrete dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve tanë”, është shprehur zv/kryeministri i parë Bekim Sali.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull