Zv/kryeministri i parë Bekim Sali: Po hapet një kapitull i ri për Çarshinë e Vjetër të Shkupit

1 Min. Leximi

Zv/kryeministri Bekim Sali, ka deklaruar se po ndërmerren hapa konkretë për t’ia kthyer Çarshisë së Vjetër të Shkupit, dinjitetin që e meriton.
“Një kapitull i ri po hapet për Çarshinë e Vjetër, një nga thesaret më të çmuara historike dhe kulturore të vendit tonë.
Sot po ndërmerren hapa konkretë për ta rikthyer këtë zonë në dinjitetin që meriton. Me mbështetjen dhe angazhimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Komunën e Çairit, po realizohet një transformim i thellë infrastrukturor që i jep jetë të re kësaj pjese historike me investim rreth 29 milion denarë.
Përmes këtij projekti, synohet jo vetëm restaurimi, por edhe gjallërimi ekonomik dhe kulturor i kësaj zone, duke e kthyer atë në një pikë edhe më tërheqëse për të gjithë”, ka shkruar Sali.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull