Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, mori pjesë në organizimin festiv “Bakllavaja e Bajramit”, të mbajtur me ftesë të Reisul-Ulemasë, Hfz. Shaqir efendi Fetahu, në kuadër të shënimit të Fitër Bajramit.
Në njoftimin e tij, Sali theksoi rëndësinë shpirtërore dhe shoqërore të kësaj feste, duke e lidhur atë me vlerat e solidaritetit dhe bashkimit pas muajit të Ramazanit.
“Pas agjërimit të Ramazanit, që është një periudhë e përkushtimit shpirtëror, solidaritetit dhe reflektimit, kjo festë vjen si një moment gëzimi, bashkimi dhe ndarjeje të mirësisë mes njerëzve”, u shpreh ai.
Sali shtoi se organizime të tilla kanë një domethënie të veçantë për ruajtjen e traditave dhe forcimin e lidhjeve ndërnjerëzore, duke theksuar simbolikën që mbart kjo festë për komunitetin.

