Zimberi dhe Isaku bien dakord për forcimin e koordinimit ajror Shqipëri–Maqedoni

1 Min. Leximi

Në ambientet e Albkontroll, Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve të Navigimit Ajror të Shqipërisë, u zhvillua një takim pune mes përfaqësuesve të M-NAV Sistemi i Kontrollit të Fluturimeve të Maqedonisë së Veriut dhe Albkontroll.

Në takim morën pjesë drejtori ekzekutiv i M-NAV, z. Fatmir Zimberi, kryetari i Këshillit Drejtues, z. Vladimir Risteski, si dhe drejtori i përgjithshëm i Albkontroll, z. Dritan Isaku. Gjithashtu, në punimet e takimit ishin të pranishëm edhe kontrollorë të trafikut ajror dhe anëtarë të ekipeve teknike nga të dyja institucionet.

- Advertisement -

Diskutimet u përqendruan në thellimin e bashkëpunimit mes dy agjencive, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e menaxhimit të hapësirës ajrore. Palët vlerësuan kontributin e ekspertëve teknikë dhe kontrollorëve, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së tyre në proceset e përbashkëta të zhvillimit.

- Advertisement -

Ky takim në Tiranë konfirmon angazhimin e përbashkët të M-NAV dhe Albkontroll për të avancuar standardet e aviacionit civil dhe për të forcuar bashkëpunimin strategjik rajonal, duke garantuar një koordinim më të sigurt dhe më efikas të trafikut ajror në hapësirat ajrore të të dy vendeve.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull