Ziberi: Me bindje të plotë iu bashkova LD-së së Mexhitit

2 Min. Leximi

Ish deputeti i BDI-së, tani pjesë e LD-së së, Arben Ziberi në një intervistë për Alsat-M ka thënë se vendimet e Kongresit të fundit të BDI-së, kanë qenë vendimtare që ai të braktisë radhët e partisë së Ahmetit.

“Mendoj se kyçe kanë qenë vendimet e Kongresit të 20 vjetorit, jo vetëm për mua, por për shumë eksponentë të BDI-së të cilët mbetën të zhgënjyer dhe disa publikisht reaguan, besoni që edhe ditëve në vijim do të ketë reagime edhe nga eksponentë tjerë të cilët janë te pakënaqur, sidomos njerëz të rinj që janë pa hipoteka, që mund të kontribuojnë shumë në politikbërjen në vend, një nga ato jam edhe unë që ndërmora këtë hap dhe t’i bashkohem LD-së së Mexhitit”, tha Ziberi.

Ai u shpreh se raportet e tij me Mexhitin kanë qenë të mira edhe më parë dhe se nuk synon të jetë kryetar i degës së Sarajit.

“Unë e njoh mirë z. Mexhiti pasi në vitin 2020 kemi garuar bashkë në zonën zgjedhore 1, kemi pasur kontakte të vazhdueshme dhe raportet tona kanë qenë të shkëlqyera edhe si deputetë kur ka qenë koordinator i grupit parlamentar. E kam marrë këtë vendim me plot bindje dhe se mund të jap maksimumin dhe më të mirën për qytetarët e Maqedonisë së Veriut”, tha Ziberi.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull