Shkup, 4 maj – Nuk e tha drejtpërdrejtë, por kreu I Lëvizjes “Znam” dhe kandidati presidencial i cili në rrethin e parë fitoi mbi 80.000 vota, Maksim Dimitrievski, edhe pse nuk bëri thirrje publike, paralajmëroi se në zgjedhjet e 8 majit preferon kandidaten e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska.
“Do të votoj në zgjedhjet presidenciale, nuk do ta prish fletëvotimin. Unë tashmë kërkova falje për mbështetjen time paraprake për Pendarovskin. Nuk kam të drejtë morale dhe etike që të kërkoj nga votuesit cilin ta mbështesin” – tha Dimitrievski, ZNAM.
Por, lideri i “Levicës” ishte I prerë në qëndrimin për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
“Njëherë u dogjëm” tha Apasiev duke shtuar se Gordana Siljanovska, nuk do ta ketë mbështetjen e “Levicës”
“Nëse ju kujtohet, një herë u “dogjëm” me mbështetjen për Siljanovskën dhe për herë të dytë nuk do ta bëjmë këtë gabim. Në konton e saj shkuan 30 deri 40.000 vota nga “Levica”. Falëndeimi që erdhi nga VMRO-DPMNE-ja ishte ndalesa që të marrë pjesë në televizionin e tyre partiak” – tha Apasiev, LEVICA.
Derisa është intensifikuar fushata për zgjedhjet e dyfishta të 8 majit, partitë bëjnë thirrje për dalje masive, me mesazhin se bojkoti nuk është zgjidhje, duke marrë parasysh se në zgjedhjet presidenciale i domosdoshëm është censusi prej 40% jehonë të zgjedhësve.
Nga opozita maqedonase dhe shqiptare kanë akuzuar Frontin Evropian dhe BDI-në se po përgatisin bojkot të heshtur të zgjedhjeve presidenciale.
Nga ky Front zyrtarisht kanë deklaruar se qytetarët vet duhet të vendosin nëse do të marrin një apo dy fletëvotime në zgjedhjet e 8 majit.