Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, mbi 27 mijë persona votojnë sot në ambasada dhe konsullata

1 Min. Leximi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur mbi 27 mijë shtetas të Kosovës që janë regjistruar për votim në përfaqësitë diplomatike mund t’i drejtohen sot kutive të votimit në 17 ambasada dhe 13 konsullata.

Nga të dhënat e KQZ-së, për votim fizik në përfaqësitë diplomatike janë regjistruar gjithsej 27,724 shtetas të Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se me fillim prej orës 07:00 varësisht prej lokacioneve, janë hapur kutitë e votimit në 47 vendvotime të vendosura në 17 ambasada dhe 13 konsullata, të cilat ndodhen në 18 shtete të ndryshme.

Ndërkaq, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka publikuar pamje nga votimi i diasporës në Cyrih dhe Shtutgart.

Edhe nga Ambasada e Kosovës në Zagreb kanë bërë të ditur se është hapur qendra e votimit në ora 07:00.

“Ju njoftojmë se Qendra e Votimit në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Zagreb është hapur në ora 07:00 dhe procesi i votimit po zhvillohet sipas planifikimit”, thuhet në një postim të Ambasadës. /Telegrafi/

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull