Dje, lideri i kësaj partie dhe Kryeministri, Hristijan Mickoski, deklaroi se gjatë këtij muaji do të zhvillohen disa anketa brendapartiake për kandidatët e mundshëm për Kryetar të Komunave, sic njofton KlanM, duke shtuar se udhëheqësia partiake ka të drejtë statutore që të propozojë emra të tyre të kandidatëve.
“Ende nuk kemi nisur realizimin e anketave. Deri tani vijoi procedura e brendshme partiake dhe e koaliconit për nominimin e kandidatëve. Si Kryetar partied he të Komitetit Ekzekutiv, mbajmë të drejtën të propozojmë emra për të cilët mendojmë se duhet të jenë pjesë e procesit të anketave, jashtë listave që janë dorëzuar nga komitetet komunale” – deklaroi Mickoski.
Në taborin socialdemokrat, sic njofton KlanM, presin që numri më I madh I kandidatëve për Kryetar të Komunave dhe Këshilltarëve të dihet deri në fund të prillit.
Gjatë intervistës për Radion Evropa e Lirë, lideri I LSDM-së, Venko Filipçe, thotë se theksi do të vehet në kapacitetin koalicionues sipas përvojës së zgjedhjeve lokale 2021, por, sic përcjell KlanM, duke përjashtuar BDI-në nga kombinimet për mbështetje në Komuna të caktuara.
“Për momentin jo. Morëm një mësim serioz nga koalicioni me BDI-në, shumë gjëra na goditën në kokë. Distanca erdhi në mënyrë të natyrshme për shkak se koalicioni nuk ishte parimor. Cfarë mësuam nga ky koalicion? Do të formojmë vetëm koalicione parimore, vetëm koalicione të bazuara në respekt të ndërsjellë me vlera dhe politika të njëjta” – tha Filipçe.
Burime partiake por edhe media bëjnë të ditur se favoriti i Mickoskit për Kryebashkiak të Shkupit është Ministri aktual për Administratë Lokale, Zlatko Perinski, I cili, sic përcjell KlanM, haptazi ka deklaruar se dëshiron këtë post.
Nga ana tjetër, baza partiake, për vendin e Kryetarit të Shkupit, e sheh Orce Gjorgjievskin, Kryetarin aktual të Komunës së Kisella Vodës. Edhe ai disa herë ka deklaruar se pranon këtë sfidë.
Këtu, sic përcjell KlanM, përmendet edhe emri i Boban Stefkovskit, Kryetarit aktual të Komunës së Gazibabës.
Zv/Kryeministri Izet Mexhiti ditë më parë deklaroi se VLEN dhe VMRO – DPMNE planifikojnë paraqitje të përbashkët për zgjedhje lokale me lista të veçanta për Këshilltarë, por me mbështetje të kandidatëve për Kryetar të Komunave, në rrethin e parë apo të dytë zgjedhor.
Lëvizja “Znam”, sic njofton KlanM, pohon se deri tani nuk kanë patur negociata për mbështetje të ndërsjelltë me partnerët e koalicionit.
Lideri i kësaj lëvizjeje, Maksim Dimitrievski, kohë më parë deklaroi se është duke menduar që sërish të kandidohet për Kryetar të Kumanovës, por se vendimin përfundimtar do ta miratojë udhëheqësia partiake pas analizave dhe anketave që do të zbatohen nëpër bashkësitë lokale. /tvklan.mk/