Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali: Rinia është forca që e ndërton të ardhmen

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali: Rinia është forca që e ndërton të ardhmen
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, sonte në Teatrin Shqiptar, së bashku me të rinjtë, mori pjesë në nënshkrimin e Rezolutës së Rinisë, e cila do të jetë pjesë përbërëse e Kongresit të VLEN më 9 maj.
Në një atmosferë plot emocion dhe shpresë, Sali theksoi se kjo rezolutë paraqet një zotim të përbashkët për fuqizimin e rinisë dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të drejtë dhe më dinjitoze për të gjithë.
Së bashku me Izet Mexhitin dhe Bilall Kasamin, ai u zotua për mbështetje të proceseve që avancojnë pozitën e të rinjve dhe u japin atyre rol aktiv në vendimmarrje dhe ndryshim shoqëror.
“Rinia nuk është vetëm e ardhmja, por forca që e ndërton atë sot”, theksoi Sali.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull