Zëvendësdrejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sedat Bislimi paralajmëron 18 barna të reja prej 10 barnave gjenerike

1 Min. Leximi

Sedat Bislimi ka njoftuar se Fondi për Sigurim Shëndetësor ka përfshirë 18 brende të reja të barnave nga 10 barna gjenerike në listën e barnave të mbuluara.

Sipas njoftimit, 9 nga 10 barnat gjenerike do të jenë pa pagesë shtesë për personat e siguruar, duke mundësuar qasje më të lehtë dhe më të përballueshme në terapi për qytetarët.

“Pacienti është në qendër të aktiviteteve tona”, thuhet në njoftimin e zëvendësdrejtorit Bislimi.

Barnat e reja pritet të jenë të disponueshme në barnatore në periudhën në vijim.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull